Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-lideri historik i demokratëve kanë zhvilluar sot homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit në Qytetit Studenti. Homazhet u zhvilluan në kujtim të 8 Dhjetorit, Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri. Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990. Te pranishem ne Homazhe ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.