Të afërm, shokët e shkollës, kolegë të punës dhe qytetarë të tjerë të Fierit ndezën qirinj dhe vendosën buqeta me lule në vendin ku një ditë më parë u vra me thikë, 19-vjeçari, Grei Bihuci. I riu ndiqte studimet në shkollën profesionale ‘Petro Sota’ në degën e teknologjisë së informacionit.