Top News – Holanda-Stop shtetrrethimit/ Pakësohen rastet, vendi i tulipanëve zbut kufizimet
29/05/2021 16:21

Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi të premten fundin e mbylljes për shkak të Covid-19 duke filluar nga 5 qershori, dhe zbutjen e disa masave kufizuese kundër virusit. Numri i shtrimeve në spital dhe i rasteve të reja vazhdojnë të bien, duke lejuar hyrjen në fuqi të masave të reja lehtësuese më 5 qershor, katër ditë më herët nga sa ishte paralajmëruar më parë. “Lehtësimet që do të hyjnë në fuqi më 5 qershor nënkuptojnë fundin e mbylljes”, tha Rutte gjatë një konference për shtyp. “Ne kemi bërë vlerësimet tona të riskut, por nëse javën e ardhshme “bëhet hataja” dhe numrat rriten sërish, atëherë do të përballemi me një situatë të re”, vazhdoi ai. “Megjithatë, sipas shkencëtarëve me të cilët jemi këshilluar që nga fillimi i epidemisë, kjo është e pamundur”, shtoi kreu i shtetit, i cili do të vaksinohet javën e ardhshme, sipas burimeve lokale. Qeveria holandeze kohët e fundit i dha fund shtetrrethimit dhe lejoi restorantet dhe kafenetë t’u shërbenin klientëve në tarraca. Pronarët e restoranteve tani do të lejohen të shërbejnë në ambiente të mbyllura deri në orën 22:00. Muzetë do të lejohen të hapen me një vizitor për metër katror dhe teatrot dhe kinematë do të duhet të akomodojnë maksimumi 50 vizitorë.

Top Channel/ SHBA, shkarkohet shefi i DIA-s. E kritikoi Trump për raportin pas sulmit ndaj Iranit
23/08 23:02
Top Channel/ Rusia me antena përgjimi. Moska monitoron komunikimet të NATO-s nga Kalingradi?
23/08 22:59
Top News- Rusia pushton dy fshatra në Donetsk, sprapsen trupat ukrainase/ Luftë e madhe para paqes
23/08 19:00
Top News- Putin tallet me Trump, Rusia sërish breshëri dronësh mbi Ukrainë
23/08 18:30
Top News- Pentagoni shkarkon shefin e DIA-s dhe dy komandantë, vendimi pas raporti për Iranin
23/08 18:00
Top News- Salvini tallet keq me Macron: Vish helmetën, xhaketën, pushkën e shko në Ukrainë
23/08 14:53
Top Channel/ Zelensky “ia pret” shkurt Perëndimit: “Nuk i lëshojmë toka pushtuesve”!
23/08 14:31
Top Channel/ “Macron të shkojë vetë në Ukrainë po deshi”, plas keq mes Francës dhe Italisë!
23/08 14:19
Top News- Seuli hap zjarr ndaj ushtarëve koreanoverior, shkelën kufirin…frikë lufte
23/08 12:36
Top News- Serbët nxisin tensionet në Bosnjë-Hercegovinë, referendum antikushtetues
23/08 11:47
Top News- Trump mesazh Zelenskyt e Putinit, zbulon hapat e radhës…por dhe tërheqje të SHBA
23/08 11:42
Top Channel/ BBC: Mekanizmi që përdori Izraeli për të krijuar zinë e bukës në Gaza!
23/08 11:13
Top Channel/ Uria në Gaza, Netanyahu “rrëzon” OKB-në: Raporti është një gënjeshtër!
23/08 11:13
Top Channel/ Trump “fton” Putin në SHBA/ Presidenti amerikan: Mund të shohë botërorin
22/08 23:08
Top Channel/ Gaza në krizë urie/ Autoriteti për krizat ushqimore ngre alarmin
22/08 23:07
Top News- Autobusi me 52 vetë bie në humnerë/ Tragjedi rrugore pranë Ujëvarës Niagara
22/08 22:33
Top News- Kanadaja “frikësohet” nga Trump, hapa pas…gati të heq tarifat hakmarrëse
22/08 22:32
Top Channel/ Gjermani, birra në krizë/ Rënia më e madhe e shitjeve në 30 vite
22/08 22:21
Top Channel/Hedhja në erë e “Nord Stream”, kush është ish-spiuni që drejtoi zhytësit në gazsjellës
22/08 21:56
Top Channel/Dokumenti/Pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO
22/08 21:49