Një goditje e fortë politike për Serbinë ka ardhur nga Holanda e cila kërkon rikthimin e vizave dhe ndalimin e negociatave të anëtarësimit me Beogradin. Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës miratoi të hënë një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Serbinë, nëse Serbia nuk përputhet me politikën e jashtme të BE-së.