Top News/ Holanda ‘divorcohet’ me BE-në / Do të dalë nga sistemi evropian për azilin
19/09/2024 11:24

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. "Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit." - shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron "ta reduktojë në mënyrë drastike" hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt. Sipas ministres kjo është e nevojshme "për të përmbushur detyrat kushtetuese si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”. Edhe mbreti i Holandës Ëillem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë "më të shpejtë" dhe "më të rreptë" azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron "presion ndaj mënyrës sonë të jetesës”, tha Ëillem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm. Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t'u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në. Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian.

Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14