Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohman ka zhvilluar një seri takimesh më drejtues politikë dhe të institucioneve shqiptare në kuadër të mbylljes së misionit të saj diplomatik në Shqipëri. Një takim, Hohman e pati edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Nikolla falenderoi Hohman për punën e bërë në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian, si dhe për ndihmën e dhënë në procesin screening.