Top News – Hita te efektivi i plagosur. Hetim i brendshëm në polici për operacionin në Korçë
04/06/2026 14:05

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita vizitoi në Spitalin e Traumës, efektivin Edison Ardin, që mbeti i plagosur në aksionin për kapjen e një të shumëkërkuari në Lozhan të Maliqit, ku i vrarë mbeti kolegu i tij, Enea Mekolli. Drejtori i Përgjithshëm komunikoi me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Spitalit të Traumës, për t’i garantuar efektivit të plagosur, ndihmë të specializuar mjekësore, si dhe trajtim dhe kujdes të veçantë. Hita e konsideroi ngjarjen mjaft të rëndë, teksa u shpreh se do të hetohen edhe veprimet e policisë dhe masat e marra në vlerësimin e rrezikshmërisë së autorit të ngjarjes. Sinkron hita - “Në një operacion policor në Malin Boden, në zonën e Maliqit, ne humbëm një koleg të mrekullueshëm, humbëm një baba, një familjar të përkushtuar dhe Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve, kështu që në këtë ngjarje edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe ai po merr ndihmën e plotë mjekësore. Tashmë, hetimet kanë filluar si nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, njëkohësisht dhe nga Standardet Profesionale, të cilat i kam autorizuar që të nisen drejt Korçës, ku unë pas këtij momenti, do të largohem drejt Korçës dhe nga aty do të keni një njoftim më zyrtar dhe më të plotë për gjithë dinamikën e ngjarjes dhe çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, autori i krimit është shoqëruar gjithashtu drejt spitalit të Tiranës me forca të shumta sigurie.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39