Kryeministri Edi Rama mbrojti Paketën e Maleve nga kritikat dhe shprehu vendosmërinë për të çuar deri në fund atë, paravërisht kundërshtimeve. Përmes një video-mesazhi të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale nga makina rrugës për në zonën e Thethit, kreu i Qeverisë tha se Paketa e Maleve do të jetë një histori suksesi. Sipas Ramës, janë me mijëra emigrantë që kanë shfaqur interesin për Paketën e Maleve. Kryeministri thotë se paketën nuk po e kundërshtojnë të zotët e tokës, por persona që nuk kanë lidhje me malet.