Grupi parlamentar i PDIU-së paraqiti në Kuvend një projektdeklaratë, sipas të cilës do të duhet t’i adresohet parlamentit të Greqisë që të heqë ligjin absurd të luftës me Shqipërinë. Kreu i PDIU-së tha se deklarata është tërësisht juridike, paqësore dhe pa pretendime territorial ndaj Greqisë, por përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ligjin që penalizon me mijëra shtetas shqiptarë në kufizimin e të drejtave themelore të tyre dhe është një akt që mban gjallë irredentizmin e qarqeve të caktuara ekstremiste greke.