Kryetari i grupit parlamentar te PS Taulant Balla deklaroi se Kuvendi përmbylli të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve politike. Kreu i grupit parlamentar të PS u bëri thirrje PD-së dhe LSI-së që të heqin dorë nga retorikat e panevojshme, duke shprehur bindjen se me Kodin e Ri zgjedhjet e 25 prillit do jenë më demokratiket që janë zhvilluar ndonjëherë në vend.