Ebu Katede Albani, i njohur edhe si Abdul Jashari, pjesëtar i grupit të snajperistëve shqiptarë në Siri “Xhemati Alban”, nuk është më subjekt i sanksioneve amerikane. Vendimi vjen pasi Departamenti Amerikan i Shtetit hoqi Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin. Masa ishte paralajmëruar më herët gjatë këtij viti, ndërsa ishte në pritje të një shqyrtimi nga Kongresi amerikan. Përcaktimi i një vendi si “shtet që mbështet terrorizmin” shoqërohet me një sërë kufizimesh nga SHBA-ja, përfshirë ndihmën e huaj, eksportet e pajisjeve të mbrojtjes dhe disa transaksione financiare.