Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka reaguar ndaj protestave lidhur me projektin e investimeve në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit. Ai theksoi se edhe pse mbështet investimet e huaja, për PD me rëndësi është interesi kombëtar i vendit. ‘Arsyeja bazë pse kam thënë po, ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë. Me këtë unë absolutisht nuk kisha asnjë dyshim se Edi Rama po blinte influenca politike. Por përsëri për mua interesi kombëtar, interesi i vendit dilte mbi këtë.’