Top News – Hija e Ukrainës mbi politikën polake…/’Lojë elektorale’ apo ‘çarje e vërtetë’…
22/09/2023 11:56

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Varshava ka qenë një mbështetëse e palëkundur e Kievit. Ajo shpesh ishte e para në dërgimin e ndihmave ushtarake dhe argumentonte plot pasion se kjo mbështetje është e domosdoshme për të mbrojtur edhe vetë poloninë nga agresioni rus. Ndryshimi i tonit nga qeveria polake, për Ukrainën, është deri diku i pabesueshëm. Tani, papritur duket se thikat politike janë nxjerrë...Thuhet se ukraina duhet të jetë mirënjohëse për mbështetjen polake. Këtë javë, erdhi edhe një paralajmërim nga kryeministri polak për ndalimin e dërgimit të armëve, edhe pse të tjerë në partinë e tij nxituan të zbusnin deklaratat. Por, nuk kishte asnjë keqinterpretim të fjalëve të presidentit. Andrzej duda e krahasoi ukrainën me një njeri që po mbytet dhe që rrezikon të tërheqë edhe shpëtuesit me vete...Dhe moska, pa diskutim i mirëpriti këto deklarata. Ndryshimi i prerë në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, nisi me një mosmarrëveshje për importin e grurit që mbetet e pazgjidhur. Ukraina ka nevojë të eksportojë të mbjellat dhe trajektoret tokësore janë tani kritike sepse rusia po sulmon portet në detin e zi dhe në lumin danub. Por, në përpjekje për të mbrojtur fermerët e vet, polonia nuk do të lejojë grurin e lirë ukrainas të hyjë në tregun e saj por është e gatshme që ai vetëm të lejohet të kalojë drejt pjesës tjetër të BE-së. Për partinë qeverisëse në poloni, ligj dhe drejtësi, ekuacioni është i thjeshtë: fermerët polakë nuk duan konkurencë nga gruri ukrainas dhe vetë ajo do votat e fermerëve në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Kievi po nxjerr tym por polonia po gëlon aktualisht nga bisedat parazgjedhore...

Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48