Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në Ishull Shëngjin, në Lezhë. Lënda plasëse I është vënë një servisi automjetesh në qytetin e Lezhës, në pronësi të Tol Mhillaj. Si pasojë e shpërthimit me tritol, dëmet materiale janë të shumta, xhamat e servisit janë thyer,si edhe është dëmtuar automjeti I parkuar në oborrin e biznesit.