Një komandant rus është vrarë pasi makina në të cilën ai ndodhej shpërtheu, ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje kritike. Makina e kolonelit u hodh në erë nga një “pajisje shpërthyese e improvizuar” në Shën Petersburg, me fotografi nga vendi i ngjarjes që tregonin copa xhami dhe metali të shpërndara në rrugë. Bomba shpërtheu rreth orës 10 të mëngjesit, ndërsa oficeri po ngiste makinën e tij në autostradën Kolpinskoye. Kalimtarët e rastësishëm panë shpërthimin, njoftuan shërbimet e emergjencës. Komandanti, 53 vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje.