Top News – Hidhen në erë tre autobusë / Tronditet Izraeli, autoritetet: Ishte sulm militant
21/02/2025 11:55

Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të Izraelit, në atë që autoritetet dyshojnë të jetë një sulm militant. Nuk ka njoftime për të lënduar nga shpërthimet që ndodhën pranë Tel Avivit. Shpërthimet ndodhin ndërsa izraelitët mbajnë zi për katër trupat e pengjeve të kthyera nga Hamasi në Gazë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi. Shpërthimet në autobusë të kujtojnë bombat gjatë kryengritjes palestineze të viteve 2000, por sulme të tilla janë të rralla tani. Një zëdhënës i policisë, tha për mediat izraelite se u gjetën eksplozivë edhe në dy autobusë të tjerë, por nuk shpërthyen. Autoritet thanë se të pesë bombat me sahat ishin identike dhe se njësitë speciale po çaktivizonin bombat e pashpërthyera. Kryebashkiaku i qytetit, Tzvika Brot, tha se ishte një mrekulli që askush nuk ishte lënduar. Autobusët ishin parkuar pasi kishte përfunduar orari i punës, tha ai. Ofir Karni, kreu i kompanisë së autobusëve tha se kishte urdhëruan menjëherë të gjithë drejtuesit e autobusëve që të ndalojnë dhe të kryejnë një "inspektim të plotë" të mjeteve. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se shefi i qeverisë po ndiqte nga afër zhvillimet. Agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet po merr drejtimin e hetimeve, tha policia

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB