Top News/ Hezbollahu, raketë balistike mbi Tel Aviv / Mosadi në shënjestër, shkatërrohet në qiell
25/09/2024 11:41

Hezbollahu ka lëshuar një raketë balistike drejt Tel Avivit të mërkurën në mëngjes, duke e përshkallëzuar edhe më tej situatën, një ditë pasi ushtria izraelite e bombardoi Libanin duke vrarë qindra njerëz dhe militantët hodhën raketa në veri të Izraelit. Ushtria izraelite tha se e ndaloi raketë balistike tokë-tokë, e cila aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv dhe përgjatë Izraelit qendror. Ajo tha se nuk u raportua për viktima apo dëme. Ajo tha se u përgjigj duke goditur vendin nga ku u lëshua kjo raketë në jug të Libanit. Hezbollahu tha se lëshoi një raketë balistike Qader 1 në drejtim të selisë qendrore të agjencisë së inteligjencës së Izraelit, Mosad. Ky grup i mbështetur nga Irani e fajëson Mosadin për sulmet e javës së kaluar gjatë të cilave bomba e fshehura në pajisje komunikimi, pejxherë dhe radio, shpërthyen duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur mijëra të tjerë, përfshirë pjesëtarë të Hezbollahut. Ushtria izraelite tha se kjo ishte hera e parë që një raketë balistike e shkrepur nga toka libaneze arrin në Izraelin qendror. Ky sulm i ka rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme, e cila po shkon drejt një lufte të përgjithshme, edhe pse Izraeli po vazhdon të luftojë kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Të paktën 560 peresona u vranë në Liban dhe mijëra të tjerë u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre si pasojë e një vale bombardimesh izraelite të hënën dhe të martën. Banorët kanë ikur nga jugu i Libanit, duke u grumbulluar në Bejrut dhe në qytetin bregdetar Sidon, ku flenë në shkolla të shndërruara në vendstrehime, si dhe nëpër makina, parqe dhe plazhe. Disa prej tyre u përpoqën të ikin nga vendi, duke shkaktuar rrëmujë në trafik në kufi me Sirinë. Ushtria izraelite ka thënë se nuk ka synime tani për tani për të kryer inkursion tokësor në Liban.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20