Top News/ Hezbollahu, luftë të plotë me Izraelin / 200 raketa mbi bazat ushtarake, sulm hakmarrës
04/07/2024 15:03

Grupi Hezbollah i Libanit mori përgjegjësinë për lëshimin e mbi 200 raketave mbi baza të shumta ushtarake izraelite në përgjigje të një sulmi ajror që vrau një komandant të lartë të tij. Ushtria izraelite tha se "predha të shumta" kishin hyrë në territorin izraelit nga Libani, shumë prej të cilave ishin rrëzuar. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima. Ushtria e Izraelit pranoi të mërkurën se kishte vrarë Mohammad Naameh Nasser, i cili drejtonte një nga tre divizionet rajonale të Hezbollahut në Libanin jugor, një ditë më parë. Disa orë më vonë, Hezbollahu lëshoi një numër të madh raketash Katyusha dhe Falaq, me koka të rënda luftarake, mbi pjesën veriore të izraelit dhe në lartësitë e pushtuara siriane të Golanit. Hezbollahu lëshoi akoma më shumë raketa të enjten dhe tha se kishte nisur po ashtu edhe dronë kamikazë mbi disa baza. Sulmi shënon një nga përshkallëzimin më të madh në konfliktin e vazhdueshëm përgjatë kufirit Liban-Izrael mes tensioneve të rritura javët e fundit. Mes frikës së përshkallëzimit rajonal, SHBA dhe Franca po punojnë në mënyrë aktive për të parandaluar që situata të përshkallëzohet më tej në një luftë të gjerë. Zyrtarët izraelitë, ndërkohë, thonë se mund të vendosin të hyjnë në luftë edhe në Liban nëse përpjekjet për një zgjidhje diplomatike dështojnë. Izraeli e sheh Hezbollahun si kërcënimin e tij më të drejtpërdrejtë dhe vlerëson se grupi ka një arsenal prej 150,000 raketash. Në vitin 2006, Izraeli dhe Hezbollahu u përballën në një luftë një mujore nga e cila nuk pati asnjë fitimtar.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54