Grupi militant libanez Hezbollah ka sulmuar sërish izraelin duke i vënë flakën pjesës veriore të vendit, pas një breshërie raketash dhe dronësh të lëshuar mbi të. Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një operativ të përfshirë në forcimin e mbrojtjes ajrore të Hezbollahut, në një sulm në Libanin jugor. Zjarrfikësit luftuan me flakët në të gjithë Izraelin verior mëngjesin e të martës, pasi zjarret shpërthyen një ditë më parë nga raketat dhe dronët e lëshuar nga Hezbollahu, në Liban.