Militantët libanezë të Hezbollahut ndërmorën sulme kundër trupave izraelite të vendosura në zonat pranë kufirit dhe ndaj një fshati aty pranë. Izraeli Iu kundërpërgjigj këtyre sulmeve ndërsa paqeruajtësit e OKB-së paralajmëruan se përleshjet kufitare po përshkallëzoheshin. Shkëmbimet e zjarrit përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin gjatë javës së kaluar kanë ngritur shqetësime se luftimet me militantët e Hamasit në Gaza mund të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë.