Apeli i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion riktheu në qeli ish zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, njëherësh edhe ish kryetar i komisionit të shpronësimit ngritur me urdhër të ministrisë së mjedisit. Vendimi për masat e sigurisë të tetë nga 15 të dyshuarit për dosjen e inceneratorit të Tiranës, u dha nga gjyqtari i Apelit, Dhimitër Lara, i cili la të pandryshuar masën e sigurisë ndaj shtatë ish zyrtarëve të tjerë, mes të cilëve edhe ish ministri i mjedisit, Lefter Koka i cili mbetet në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.