Top News – Hetimi nga pala greke/ Falsifikatorët të lidhur me policinë
19/11/2020 19:57

Pas skandalit të testeve false Top Channel zbulon skandalin e radhes në doganën e Kapshticës. Burime të sigurta në ministrine Greke të Mbrojtjes se Qytetarit,thanë mbrëmbjen e së enjtes se organziata që fabrikonte teste negative covid të falsifikuara,është përgjegjëse edhe për bllokimin e sistemit të plf, dokumenti qw plotwsohet wn kufi. Burimet i thanë top channel se grupi i falsifikatorwve tw PLFe ka qendrën ne zonën e Korçës dhe prej këtij aktiviteti ka përfituar shuma të mëdha parash. Shërbimet greke kanë evidentuar se nga të paktën dy pika në qytetin e Korçës, anëtarë të organizatës rezervonin PLF me të dhëna jo të sakta, të cilat në vazhdim, pasi i korigjonin, ua shisnin udhëtarëve që dëshironin të kalonin nëpër doganën e Kapshticës me destinacion Greqinë. Të paktën 9000 PLF janë evidentuar si të falsifikuara, çka ka bërë që dogana e Kapshticës të ketë plotësuar numrin prej 300 vetë në ditë, edhe për muajt e ardhshëm. Autoritet thonë se nuk mund të bëjnë asnjë veprim, pasi organizata ka mbrojtjen e personave me pushtet në zonën e Korçës. Duket se trafikantët kanë pasur mbështetjen e policisë shqiptare,të cilët dyshohet se janë pjesë e organizatës. Burime policore greke thanë se edhe pse kanë lajmëruar kolegët shqiptarë lidhur me situatën, asgjë nuk ka ndryshuar. Madje, situata është përkeqësuar dhe me ardhjen e dimrit, parashikohet që kjo doganë të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur, pavarësisht se numri real i atyre që kalonin ishte në realitet më i vogël sesa 300 vetë që ishte kuota e lejuar. Mbyllja e Kapshticës do të detyrojë banorët e Korçës të zgjedhin kalimin nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe doganës greke të Evzonit, ose të zgjedhin pikën e Kakavijës, pikë e cila sipas autoriteteve greke, tashmë ka kaluar në alarm të kuq, për të përballuar fluksin, por edhe për të penguar trafikantët të shtrijnë aktivitetin e tyre.

Top Channel/ Grida Duma i përgjigjet Nokës për Shabanin, mesazh edhe Berishës si Nora e Kelmendit
15/12 18:08
Top Channel/ Protesta e Shqipëria Behet: Policia dhunoi një prej nesh, i ka thyer këmbën
15/12 17:28
Top News – Pse nuk votoi disa ligje të paketës. Braçe shpjegon pakënaqësitë me politikat fiskale
15/12 17:19
Top News- Banorët e dëmtuar nga tërmeti/ Durrës, përfituan shtëpi nga shorti por nuk kanë çelësat
15/12 17:18
Top News – 65-vjeçari ra nga lartësia dhe ndërroi jetë. Pallati i tragjedisë, abuzimi me sigurinë
15/12 16:50
Top Channel/ U gjet u djegur në makinën e tij në Llogara, pamje nga vendngjarja
15/12 16:39
Top Channel/ PD mbledh deputetët/ Diskutimi për protestën dhe qëndrimin që do të mbahet në Parlament
15/12 15:50
Top Channel/ Vritet në shtëpinë e tij legjenda e Hollivudit: Regjisori dhe gruaja qëllohen me thikë!
15/12 15:42
Top News – Mbështetja direkte për fermerët. Qeveria paralajmëron ndryshimin e skemës
15/12 15:28
Top Channel/ Hetimi për ndotjen në Metalurgjik, arrestohen 16 persona, 8 të tjerë janë në kërkim
15/12 15:22
Top News – Veliaj, letër Këshillit Bashkiak/ Buxheti 2026: Duhet të merrni mendimin tim
15/12 15:18
Top News- Rrugët që bllokohen për foltoren e PD te kryeministria, masat e Policisë
15/12 15:12
Top News – Instrumentet e financimit të fermerëve. Rama: Linja e BSH, fond i pakufizuar
15/12 15:09
Top Channel/ Protesta në Durrës me pjesëmarrje minimale, 6 vite pas tërmetit familjet ende pa strehë
15/12 14:22
Top News – ‘Patllaket tmerruan Kryeministrin’. Berisha në SPAK: Jo zgjatje mandati për prokurorët
15/12 13:56
Top News – ‘Nuk kemi kohë për të humbur’. Rama udhëzon deputetët përballë bojkotit të PD
15/12 13:48
Top News- ‘Ish Presidenti është censuruar’/ Xhixho- As Putin nuk e izoloi Navalny në këtë formë
15/12 13:47
Top News- Sherri i adoleshentëve në Shkodër/ Lirohen dy të rriturit, organizatorë të sherrit masiv
15/12 13:37
Top News- “Një përgjegjës me pagë më të lartë se…”, Redi Muçi kërkon llogari në komision
15/12 13:21
Top News- Qendra që studion për arbëreshët, prezantimi tek Komisioni për Diasporën
15/12 13:19
DIGITALB DIGITALB