Debati i Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, është sjellë në Kuvend në seancën e së enjtes. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi zgjatjen me 3 javë të punimeve të Komisionit, dhe të merren masa për Beqajn që sipas tij ka kërcënuar deputetët por që u kundërshtua nga kryeparlamentarja Spiropali.