Një prej arsyeve që mund të konsiderohet si sukses në hetimet e dosjeve me shtetas shqiptarë të inkriminuar, ose më saktë autorë të veprave të ndryshme penale brenda apo jashtë shtetit, janë edhe hetimet e përbashkëta. Prokuroria Speciale SPAK ka ndërmarrë shpesh veprime hetimore përmes njësive të përbashkëta të hetimit. Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera.