Policia po vijon hetimet për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchit në fshatin Salari në Tepelenë. Vdekja e administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”, mbetet ende mister, ndërsa policia thotë se ka liruar Eqerem Braçin, ortakun e tij i cili u shoqërua bashkë me dy djemtë që prej mëngjesit të së shtunës.