Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, është ofruar të dëshmojë në një seancë publike të komitetit republikan që po heton babanë e tij për korrupsion. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët nisi një hetim ndaj Joe Biden në shtator, i cili fokusohet në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij. Republikanët pretendojnë se Hunterit dhe anëtarëve të tjerë të familjes iu premtuan akses në zyrën e Joe Biden kur ai ishte zv.president i Barack Obamës, por Shtëpia e Bardhë i mohon akuzën.