Dosja me abuzimet e fondeve IPARD është drejt mbylljes, pasi Prokuroria e Posaçme po përfundon hetimet lidhur me këtë çështje. SPAK ka vijuar me hapin e radhës, duke thirrur persona nën hetim për t’i komunikuar zyrtarisht akuzat. Një ndër personat që janë paraqitur pranë SPAK, është edhe Reni Ashiku, bashkë me avokaten e tij. Ashikut do t’i komunikohet akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për dosjen e IPARD. Po ashtu, 1 muaj mëparë, për këtë dosje është marrë në pyetje edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.