Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur këtë të martë për t’u marrë në pyetje nga SPAK lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Teksa seanca pritet të nisë në orën 10.00, ish kryeministri ka zgjedhur të mos e komentojë, madje as në komunikimin e tij që është kthyer në një rutinë me simpatizantët nga dritarja e banesës.