Hakmarrja dyshohet të jetë shkaku i ekzekutimit të 40-vjeçarit, Aleksandër Koçeku, mbrëmjen e të shtunës në Dukagjin. Ai u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të fshatit Lin teksa po lëvizte me makinë nga Kiri i Dukagjinit drejt Prekalit për në Shkodër. Autorët duket se e ruajtën viktimën dhe duke përfituat nga terreni malor në këtë aks i zunë pritë dhe më pas e qëlluan me breshëri automatiku. Errësira dhe mungesa e kamera në zonë i ndihmoi ata që të humbisnin gjurmët me shpejtësi, ndonëse uniformat blu shkuan menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje.