Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që u vra në protestën e 21 janarit të vitit 2011, u paraqit në SPAK këtë të martë ku u prit nga kryeprokurori Klodian Braho. Ai mori informacion mbi hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndërsa tha për mediat se shumë shpejt do të ketë zhvillime.