Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar rreth 45 vendeve të tjera që kanë rënë dakort të koordinojnë hetimet për krimet e luftës që akuzohet se ka kryer Rusia në Ukrainë. Holanda ka ngritur madje mundësinë e krijimit të një gjykate të posaçme për këtë. Takimi ndërkombëtar në Hagë zhvillohej ndërsa u njoftua një tjetër raund sulmesh vdekjeprurëse me raketa ruse në Ukrainë. Ministri i Jashtëm holandez Ëopke Hoekstra tha se drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë – ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t'i gjykuar ato.