Top News – Hetim i ri për origjinën e koronavirusit OBSH ngre grup pune, politika të qëndrojë larg!
13/08/2021 21:27

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar të premten se po krijon një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit përmes së cilit synon të mbajë larg “debatet politike” për këtë çështje. Pamundësia e OBSH-së për ta thënë se ku dhe si filloi përhapja e koronavirusit ka nxitur tensione mes vendeve të saj anëtare, Kinës dhe SHBA-së. Rastet e para me koronavirusin e ri u zbuluan për herë të parë në Ëuhan të Kinës në fund të vitit 2019, por ende shumë pak dihet për origjinën e këtij virusi. OBSH-ja u bëri thirrje të gjitha qeverive që të bashkëpunojnë për të përshpejtuar studimet lidhur me origjinën e pandemisë së COVID-19 dhe "për të depolitizuar situatën". Grupi i ri që do të merret me origjinën e koronavirusit të ri është quajtur Grupi Shkencor Ndërkombëtar Këshillimor për Origjinat e Patogjenëve të Reja "Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Jo vetëm unë, por të gjithë duan të dinë origjinën e pandemisë më të keqe në një shekull", tha zëdhënësja e OBSH -së, Fadela Chaib, në një konferencë të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni përshëndeti planin e OBSH-së, duke theksuar rëndësinë e "studimeve të bazuara në shkencë për të gjetur origjinën e kësaj pandemie”. Presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të muajit maj urdhëroi agjencitë e inteligjencës që të hulumtojnë përgjigjen mbi origjinën e COVID-19 dhe të raportojnë për gjetjet brenda 90 ditësh. Në janar dhe shkurt, një ekip i OBSH-së qëndroi për katër javë në Vuhan dhe së bashku me ekspertët kinezë bënë përpjekje për të gjetur origjinën e koronavirusit. Në raportin e tij përfundimtar, ekipi tha se virusi ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër. Ai tha se një rrjedhje nga një laborator ishte "jashtëzakonisht e pamundur". Megjithatë në një dokumentar të transmetuar në Danimarkë të enjten, udhëheqësi i misionit të OBSH -së, Peter Ben Embarek tha se hipoteza e daljes së koronavirusit nga laboratori meriton studime të mëtejshme. Një zyrtar i OBSH -së tha se deklarata e tij nuk kishte asnjë lidhje me raportin, duke shtuar se intervista ishte filmuar muaj më parë.

Top Channel/ Binaj i bashkohet protestës së Lapajt: Do marr pjesë dhe në tubimet nga partitë e tjera
18/12 22:52
Top News- Rama flet për ‘The Observer’: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në, kurrë s’do përdorim…
18/12 22:51
Top News- Çështja çame tërbon Greqinë, akuza për provokim pas vizitës së Spiropalit
18/12 22:17
Top News- Miratohet pa Veliajn buxheti i Bashkisë Tiranë, ku do investohen më shumë për 2026
18/12 21:02
Top Channel/ Korreshi bllokohet në Kuvend, deputeti demokrat “shpërthen” në ofendime ndaj Gardës
18/12 20:44
Top Channel/ Plagosja për sherrin në TikTok, arrestohet 36-vjeçari me akuzën e vrasjes me paramendim
18/12 20:07
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj! Vendimi i Gjykatës, ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 20:05
Top News- Drejtoria e AKSHIT njihet me masat, GJKKO jep vendimin
18/12 20:05
Top Channel/ Nisja e linjës Tiranë-Toronto! Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada
18/12 20:04
Top Channel/ Miratohet buxheti i Tiranës, Këshilli Bashkiak miratoi buxhetin 39 mld lekë
18/12 19:55
Top Channel/ PS: Dënim 28 deputetëve të PD! Grupi socialist kërkon përjashtimin e deputetëve
18/12 19:53
Top Channel/ Kryetarja e re e Kushtetueses, Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të gjykatës
18/12 19:51
Top Channel/ Karçanaj mbetet në arrest! Masat e GJKKO, shefja e AKSHI-t në arrest shtëpie
18/12 19:50
Top News-Rrëzohet ankimimi i zv.Kryeministres. Apeli lë në fuqi masat ndaj Ballukut dhe 2 drejtorëve
18/12 17:12
Top Channel/ Video ekskluzive e plagosjes së ‘Guccit’, tentoi të fshihej pas trupit të shokut
18/12 16:31
Top Channel/ Gjyqi i Ballukut në Apel. Zv.kryeministrja kërkoi ndryshimin e masës së ndalimit
18/12 15:54
Top News – CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë ndan çmimet për ‘bizneset e vitit’
18/12 15:44
Top Channel/ AMA nderon figurat e ekranit. Krasniqi vlerëson kontributin e profesionistëve të medias
18/12 15:42
Top Channel/ Plagosi për sherrin e Tik Tok. Pranga 36-vjeçarit që tentoi të vriste kundërshtarin
18/12 15:40
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj, ish oficeri i RENEA i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 15:39
DIGITALB DIGITALB