Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i ka bërë thirrje publike Presidentit Bajram Begaj të kthejë në Kuvend ligjin për Zonat e Mbrojtura. Deputetja demokrate deklaroi se heshtja e Presidentit në këtë rast është bashkëfajësi, duke shtuar se beteja kundër këtij ligji do të vazhdojË në Gjykatën Kushtetuese, nëse sipas saj Presidenti nuk kryen detyrën e tij. Më tej Zhupa thekson se ky ligj është kundërshtuar ashpër nga ekspertët mjedisorë, nga ambjentalistët dhe organizata të shoqërisë civile sepse është rrënimi i mbrojtjes që duhet kishin këto zona.