Atentati ndaj 49 vjeçarit Marion Mitro në Vlorë riktheu në vëmendjen e publikut një dosje që bëri jo pak bujë disa vite më parë, kur u zbërthye një bandë e tritolvënësve me pagesë. Banda u bë e njohur prej faktit se Julian Sinanaj, si anëtar i saj vendosi të bëhet dëshmitar i Drejtësisë. Ai pranoi në atë kohë autorësinë e disa vrasjeve përkundrejt pagesës dhe porosive që merrte nga persona të ndryshëm.