Operacioni “Arratia” ka çuar në prangat e Policisë së Tiranës një 30-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë në mars 2021, në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për Besmir Përkolajn, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës pasi lëvizte me patentë të falsifikuar si edhe me armë zjarri në rrugët e kryeqytetit. Në momentin e arrestimit nga Forcat Shqiponja në bashkëpunim me Komisariatin numër 2, Përkolaj lëvizte me mjet tip Benz në rrugën "Frang Bardhi.