Personi që po shikoni në foto është Blerim Preçi, shënjestra e atentatit me breshëri plumbash në Lezhë. Plot 15 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, teksa efektivët e policisë po gjurmojnë autorët si dhe po punojnë për ndërtimin e dinamikës së plotë të ngjarjes. Ky është reagimi i parë i Blerim Preçit vetëm pak minuta pas atentatit. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetsore, 28 vjeçarit ju dha ndihma e parë nga kalimtarët, dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.