Një 43-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi nga kontrolli I policisë, I janë gjetur një sasi e konsiderueshme heroine. Po ashtu është shpallur në kërkim një 33-vjeçar. Sipas policisë gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., u gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.