Dhe pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 Dhjetor i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Referuar informacioneve nga “Foltorja”, mësohet se ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e kartave për delegatët. Kartat përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës. Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo kartë është elektronike, e pajisur me një barcode identifikues.