BBC ka mësuar se Telegram, shërbimi i aplikacionit të mesazheve, shefi i të cilit është arrestuar në Francë refuzon që të bashkohet me programet ndërkombëtare që synojnë zbulimin dhe heqjen e materialeve të abuzimit të fëmijëve në internet. Aplikacioni nuk është anëtar as i Qendrës Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar dhe as i Fondacionit Internet Watch, që të dyja punojnë me shumicën e platformave në internet për të gjetur, raportuar dhe hequr materiale pedopornografike.