Top News – Hëna në rrezik, lëshohet alarmi / Shtohet në listën e vendeve kulturore të kërcënuara
16/01/2025 16:12

Hëna është përfshirë në një listë të vendeve të trashëgimisë nën kërcënim, për shkak të frikës së grabitjes apo shkatërrimeve të mundshme nga udhëtimet komerciale në të ardhmen. Lista e Fondit Botëror të Monumenteve, zakonisht përfshin vende kulturore të cenueshme në Tokë. Zgjedhja e këtij viti - e para që nga 2022 - përfshin Qhapaq Ñan, një sistem rrugor parahispanik në Ande. Në listë janë përfshirë edhe Antakia në Turqi dhe gadishulli Noto në Japoni, të cilët u dëmtuan nga tërmetet. Zyrtarët e Fondit botëror të monumenteve thanë se hëna është përfshirë në mesin e 25 vendeve për shkak të "rreziqeve që i kanosen në kuadër të aktiviteteve të përshpejtuara hapësinore që sipas fondit ndërmerren pa protokollet e nevojshme të ruajtjes. SpaceX lëshoi dy mjete zbarkuese private, të mërkurën, për të kryer kërkime për misionet e ardhshme njerëzore. Vetëm pesë vende; SHBA, Kina, India, Japonia dhe ish-Bashkimi Sovjetik kanë zbritur me sukses mjete në Hënë që nga vitet 1960. Udhëtimet private në sipërfaqen e hënës priten pasi misioni Artemis III i NASA-s, i planifikuar për mesin e vitit 2027, të bëjë uljen e parë me ekuipazh që nga fillimi i viteve 1970. Këto vizita dhe misione të tjera të financuara nga qeveria janë shkaku kryesor i shqetësimit për Fondin botëror të monumenteve. Ekziston një shqetësim i veçantë nga turizmi i ardhshëm, vecanërisht për sa i takon gjurmëve të lëna nga Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin.

Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07
Top Channel/Raketat ruse, Varshava në alarm:“Ranë pranë zonës ku NATO po mbante stërvitje ushtarake!
21/11 12:05
Top Channel/ Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!
21/11 12:04
Top Channel/ Japonia provon taksinë ajrore/ Një pasagjer fluturon pa pilot në bord
21/11 11:39
Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40