Bashkëshortja e shefit ukrainas të spounazhit është helmuar në një përpjekje të dukshme për atentat pasi i shoqi udhëhoqi një sulm të beftë dhe masiv me dronë mbi rusi. Marianna Budanova, 30 vjec, është shtruar në spital pasi u helmua me metale të rënda si arseniku, mërkuri apo plumb, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të stafit të inteligjencës. Dyshimet e menjëhershme bien tek rusia e cila mund të qëndrojë pas tentativës ndërkohë që Kremlini është vecanërisht i dhënë pas helmeve. “Ajo u shtrua në spital pas një përkeqësimi të zgjatur të shëndetit”, raportoi e përditshmja Babel duke cituar burime të inteligjencës.