56 studentë të Akademisë së Policisë së Shtetit dyshohet se janë helmuar nga ushqimi ditën e mërkurë. Studentët janë ndjerë keq pasi kanë konsumuar vaktin e drekës, duke shfaqur simptoma si të vjella dhe diarre. Ata janë shoqëruar në repartin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Policia thotë se të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dale tashmë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore. Në lidhje me rastin ka nisur një hetim nga komisariati nr.1 i Policisë së Tiranës nën udhëheqjen e prokurorisë së kryeqytetit.