Rreth 80 persona brenda këtyrë dy ditëve janë helmuar në komunën Hani i Elezit në Kosovë nga konsumimi i ushqimit në një kioskë. Lidhur me këtë rast, ka filluar të merret edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rasti për hetim “Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt ka deklaruar se do të merren dëshmitë e dy pronarëve të këtyre kioskave në Han të Elezit në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.