Top News/ Helmimi masiv i banorëve në Bulqizë/ Dyshohet uji i pijshëm, thirrje për të mos e përdorur
08/07/2024 13:02

Ka shkuar në 90 numri i pacientëve që i janë drejtuar spitalit të Bulqizës me shenja helmimi. Ende nuk ka një arsye konkrete se çfarë mund ta ketë shkaktuar helmimin, pasi pacientët e dyshuar të helmuar nuk janë qenë të gjithë të një lagjeje apo fshati, por të shpërndarë në Bashkinë e Bulqizës. Prefekti i qarkut Dibër Nexhmedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave pasi dyshohet që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit. Një tjetër arsye mendohen edhe virozat, por përgjigja do të behët e mundur pas përfundimit të analizave. Qytetarët janë paraqitur në spital me temperaturë dhe të vjella, dhe janë kryesisht të moshës 30-40 vjeç, por mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Kjo është një ngjarje e përsëritur në Bashkinë e Bulqizës, pasi e njëjta situatë ndodhi edhe vitin e kaluar ku më shumë se 60 familjarë u paraqitën të helmuar në qendrën shëndetësore të Gjoricës, pas ndërhyrjes në rrjetin e ujit të pijshëm të fhsatit. Edhe vitet e shkuara janë shënuar në regjistrat e spitalit pacientë të helmuar për shkak të ujit të pijshëm. Policia njofton se ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e për të përcaktuar shkakun e helmimit.

Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19
Top News – 100 sulme në vetëm 10 minuta / Izraeli rrafshon Libanin, dita më vdekjeprurëse e luftës
09/04 11:18
Top News -‘Nuk ishte aty kur ne kishim nevojë’ / Trumpit nuk i del e keqja me NATO-n, sërish kritika
09/04 11:10
Top News- Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit / Trump kërcënon me veprime nëse prishet armëpushimi
09/04 11:10
Top News – Izraeli në ‘luftë të përjetshme’…ndërsa SHBA dhe Irani flasin për armëpushim
09/04 11:10
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 10:56
Top News – Katër vite për një operacion. Trauma në kolaps, mijëra pacientë në listën e pritjes
09/04 10:23
Top Channel/ Rritja e çmimeve, Braçe shkon në Kuvend me qese me domate
09/04 10:22
Top Channel/ Rishikimi i praktikës për arrestin në burg, mblidhen Kolegjet e Bashkuara
09/04 09:49
Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44
Top News – Irani e SHBA ulen në tryezë. Negociata mes armëpushimit të brishtë
09/04 09:44
Top News- “Audi” nuk i bindet policisë në Fier, tenton të largohet por përplaset me mjet tjetër
08/04 22:39
Top Channel/ 40-vjeçari tenton t’i arratiset policisë, por aksidentohet! Niset drejt urgjencës së Fierit
08/04 22:29
Top News- Mashtrim me gjobat nga e-Albania/ Policia apel qytetarëve: Mos jepni të dhënat
08/04 20:26
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe në RMV, deputetët shqiptarë përplasen edhe në kuvend
08/04 20:11
Top Channel/ Konferencë shkencore në Universitetin e Tiranës, Marku: Sfidë, orientimi i të rinjve
08/04 20:10
Top Channel/ Meta mbetet në burg! Gjykata Kushtetuese la në fuqi arrestin me burg
08/04 20:02
Top News- Antiterrori pajiset me dronët amerikanë, teknologjia më e fundit kundër krimit
08/04 19:32
Top News – Tjetërsimi i pronave në Lezhë. Gjykata e Lartë rikthen dosjen për ish kryebashkiakun
08/04 19:25
Top News – Gjykim i shkurtuar për Berberin. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish kreut të ARRSH
08/04 18:13