Një helikopter privat u rrëzua pasditen e kësaj të hëne në ishullin Sifnos në Greqi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Tholos, ndërsa humbën jetën të gjithë pjesëtarët që ndodheshin në bord. Sipas mediave greke, tre trupa të pajetë u dërguan në qendrën mjekësore të ishullit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për për persona të tjerë që mund të ndodheshin në bordin e helikopterit. Paraprakisht dyshohet për pilotin dhe dy pasagjerë.