Ushtria amerikane publikoi të shtunën emrin e ushtares së tretë që vdiq në një helikopter Black Haëk që u përplas me një avion pasagjerësh të American Airlines pranë Aeroportit Kombëtar të Uashingtonit, Ronald Reagan këtë javë, duke vrarë gjithsej 67 persona. Ushtarja u identifikua si kapitenja Rebecca Lobach, nga Durham, në Karolinën e Veriut. Ajo ishte oficere e aviacionit në ushtrinë e rregullt që nga viti 2019 dhe e caktuar në Batalionin e 12-të të Aviacionit, në bazën Fort Belvoir të Virxhinias. Ushtria fillimisht kishte refuzuar ta identifikonte atë, një vendim i pazakontë që agjencia tha se ishte marrë me kërkesë të familjes.