Në një aeroport ushtarak në Ukrainën perëndimore, Andri zbret nga një helikopter i epokës sovjetike, pjesë e një flote të vjetëruar nga e cila vendi i tij varet për të frenuar forcat ruse. Helikopteri i tij ngjyrë kaki Mi-8 duket i përdorur shumë dhe i është nënshtruar riparimeve më shumë se një herë, tha komandanti i forcave ajrore. "Ata janë të vjetër," shtoi 30-vjeçari, "por duhet t'i duam, sepse sidoqoftë, ne i kemi dhe duhet t'i përdorim".