Shqipëria ka qenë një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, që më shumë se kushdo përdorte trenat si mjet lëvizje ndërqytetëse. Madje, në vitet e diktaturës, ka pasur aq shumë aksione për ndërtime në hekurudha, sa kurrë në ndonjë vend tjetër po aq komunist sa vendi ynë. Infrastruktura e hekurudhës shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linjë në kryeqytetin Tiranë, e cila pak vite më parë u shkatërrua dhe destinacioni fundor mbeti në Vorë.