Top News/ Hedh në erë rrugët ndërkufitare/Koreja e Veriut ‘shkëputet’ nga jugu, sherr për dronët
14/10/2024 11:48

Koreja e Veriut po përgatitet të hedhë në erë rrugët që kalojnë përmes kufirit shumë të militarizuar me Korenë e Jugut, tha Seuli të hënën, mes një lufte deklaratash në përshkallëzim pasi Veriu akuzoi rivalin e tij për dërgimin e dronëve mbi kryeqytetin Phenian. Trupat e Koresë së Veriut po punonin nën kamuflazh në rrugët në anën e saj të kufirit pranë brigjeve perëndimore dhe lindore, dhe ka të ngjarë të përgatiten për të hedhur në erë rrugët, ndoshta që të hënën, tha një zëdhënës i Koresë së Jugut. Javën e kaluar, Ushtria e Koresë së Veriut tha se do të mbyllte plotësisht rrugët dhe hekurudhat me Korenë e Jugut dhe do të forconte zonat në anën e saj të kufirit, raportoi media shtetërore KCNA. Koreja e Veriut akuzoi të premten Korenë e Jugut për dërgimin e dronëve me materiale propaqgandistike kundër veriut mbi Phenian, në atë që e quajti një provokim politik dhe ushtarak që mund të çonte në konflikt të armatosur. Zyrtarët koreanojugorë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ushtria e vendit apo civilët kanë dërguar dronë mbi penian. Gjatë fundjavës, Koreja e Veriut paralajmëroi për një "katastrofë të tmerrshme" nëse dronët e Koresë së Jugut do të zbuloheshin përsëri mbi Phenian. Të dielën, vendi i izoluar tha se ka vendosur tetë njësi artilerie plotësisht të armatosura në kufi "në gatishmëri për të hapur zjarr". Dy Koretë janë ende teknikisht në luftë pasi lufta e tyre e viteve 1950-53 përfundoi me një armëpushim, jo me një traktat paqeje. Lidhjet ndërkufitare janë mbetje të periudhave të afrimit midis vendeve, duke përfshirë një samit të 2018-ës mes liderëve, kur ata deklaruan se nuk do të kishte më luftë dhe se kishte nisur një epokë e re paqeje.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50