Pas një muaji, deputetët e Kosovës, kanë vazhduar senacën konstituive, të ndërprerë që më 8 gusht kur kryetari I vetevendosjes Albin Kurti kërkoi kohë për zgjedhjen e kandodatit për president. Deputetja Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit e legjislaturës së njëmbëdhjetë, me 62 vota pro, 16 kundër dhe 12 abstenim. Ajo ushtron edhe postin e presidentit nga 4 prilli dhe do të vazhdojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Pas zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, partitë politike propozuan emrat për nënkryetarë. LVV propozoi Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, Lista Serbe Sllavko Simiqin, ndërsa komuniteti joserb propozoi Emilia Rexhepin. Kryetarja e Kuvendit Haxhiu urdhëroi 30 minuta pushim pas mospajtimeve rreth formës së votimit për nënkryetarët.